Afrikanët zbulojnë marrëveshjen me Tiranën: Bëmë biznes të mirë për Kobinën!

Tirana zyrtarizoi para pak kohësh afrimin e mesfushorit Uinful Kobina. Ekipi bardheblu prezantoi futbollistin 26-vjeçar, pasi arriti të firmoste një marrëveshje 3-vjeçare me afrikanin. Ai erdhi nga skuadra e Hearts of Oak dhe ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.

Drejtori i kësaj skuadre, Mark Nonan, tregon dhe disa nga detajet për shitjen e mesfushorit. “Ne nuk mund të mërzitemi me faktin se lojtarët tanë të mirë shiten nëpër botë. Ekipi ynë bëri një biznes të mirë në shitjen e Uinful Kobinas”, – u shpreh për Joy sports. 

“Standarti i ekipeve jashtë është më i lartë se i yni, prandaj nuk është aspak e gabuar që 26-vjeçari u largua duke lënë ekipin e Hearts of Oak”, – përfundoi në lidhje me transferimin e mesfushorit, drejtori sportiv i ekipit afrikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online