Afrikanët vijnë në fundjavë, Hoxhallari e Greca në “ajër”

Tirana orët dy nga përforcimet e merkatos. Mbrojtësi Vinsent Atinga dhe mesfushori Uinful Kobina janë pajisur me vizë dhe pritet që në fundjavë të mbërrijnë në Shqipëri. Të hënën me shumë mundësi ata do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ze Maria, ndërkohë që klubi ka planifikuar që në vijim të bëhen disa miqësore.

Sikurse njoftohet, Tirana do grumbullohet në periferi të kryeqytetit dhe do ta zhvillojë në vend fazën përgatitore. Ka pasur disa pista për të ikur jashtë vendit, por duket se kanë rënë poshtë. Gjithsesi ende asgjë nuk është përfundimtare.

Një tjetër çështje me interes është ajo e mbrojtësit Erjon Hoxhallari. Mbrojtësi i linjës së majtë është huazuar te Laçi për ndeshjet e Kupave të Europës dhe kurbinasit dëshirojnë ta mbajnë edhe për raundin e dytë.

Nga ana tjetër Ze Maria do ta donte në ekip tanimë mbrojtësin, por pritet që të ketë një bisedë për të sqaruar gjithçka. Kurbinasit do donin në turin e dytë edhe Bedri Grecën, pasi sulmuesi anësor është i regjistruar me bardhezinjtë dhe e ka shlyer pezullimin dhe mund të luajë në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online