Një ndeshje e çmendur është luajtur sot në 1/16 e Kupës së Italisë. Entela e Seria C ka arritur që të eliminojë falë 11-metërshave skuadrën e Xhenoas. Miqtë shënuan të parët me anë të Simeone Ikardit në minutën e 20-të, por vendasit barazuan me anë të Piatek, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Shtatë minuta para fundit ishte sërish Ikardi që shënoi golin e dytë, por Piatek realizoi edhe një herë nga pika e bardhë e penalltisë pak minuta më vonë. Ndeshja shkoi në shtesë, por në 30 minuta u shënuan edhe dy gola. Ishte dita e 11-metërshave për vendasit, me Lapadulën këtë herë që mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi.
Kur të gjithë menduan se u zgjidh kualifikimi, ish lojtari i Partizanin, Kristian Adorian arriti që të shënonte golin e tretë për Entelën në minutën e 120+2’. Pas atij goli skuadrat ju drejtuan 11-metërshave.
U deshën plot 19 penallti për të vendosur se kush do të kalonte më tej. Ishte sërish lojtari i cili në të shkuarën ka veshur fanellën e Partizanit që ekzekutoi saktë 11-metërshin e tetë, ndërsa më pas vendasit gabuan, duke i dhënë kualifikimin e tij.
Nga Partizani u largua si një dështim, por ja që nuk qenka dhe aq i pavlerë. Entela sot gëzon vetëm prej tij. Xheno e Serisë A sot goditi 11 penallti gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u kualifikua dot!