Lester Siti mbetet klubi më i adhuruar në botë nga gjithë tifozët që nuk janë tifozë me klubet e mëdhenj dhe nuk e duan futbollin modern, ku milionat blejnë gjithçka.
Kampionët e të varfërve tashmë e kanë ulur shënjestrën dhe natyrisht nuk mund të luftojnë për majat e Premier Ligës, por mbeten një skuadër mjaft e ndjekur anembanë botës dhe fanellat e “Dhelprave” janë ndër më të shiturat në Premier Ligë.
Megjithatë, ditët e fundit një histori komike ka bërë xhiron e internetit, pasi Lester Siti ka prezantuar fanellat e reja dhe tashmë ka kaluar tek Adidas, pas shumë vitesh me Puma.
Adidas prezantoi disa modele mjaft të bukura dhe të vlerësuara, por duket se te fanella e tretë ia ka futur kot.
Modeli i fanellës së tretë është thjesht një fanellë “Regista 18”, fanellë e prodhuar kohë më parë nga Adidas, që duket se i ka rënë shkurt. Megjithatë, përdoruesit e egër të internetit kanë zbuluar gjithçka dhe ka plasur blerja online e fanellave të vjetra, të cilave thjesht u shton një logo dhe automatikisht krijohet fanella e tretë e Lester Sitit, që ka humbur jo pak të ardhura.