Lici: Situata e Çinarit, zyrtarizimet e drejtuesve janë gati

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, dha një prononcim për “Sport Ekspres”. Zyrtari i kuqebluve pranoi të flasë për çështjet mjaft delikate që kanë pushtuar klubin shkodran. Ish-lojtari i Vllaznisë e pranon se skuadra ka shumë probleme, por do të ngrihet aty ku i takon.

“E dimë se kemi probleme dhe jemi vonë në aspektin sportiv. Një kosto që e kemi marrë përsipër për të bërë zgjedhjet e duhura. Nuk do të vonohemi shumë, pasi do të zyrtarizojmë emrat e drejtuesve shpejt, pasi nuk ka më shumë kohë. Drejtuesit e rinj? Nuk mund t’i them unë, pasi nuk i vendos personalisht. Do të jetë bordi që ka vendimmarrje. Do t’u dëgjohet zëri atyre si për drejtuesit e rinj, si për kontratat e futbollistëve. Gjithçka do të jetë transparente”, – tregoi Lici.

Nga krahu tjetër, Administratori flet dhe për çështjen e mesfushorit me tipare sulmuese Erald Çinari. “U bë një çështje e madhe. Jam i qetë, pasi po bëjmë punën si duhet. Ne nuk duam t’i prishim punë lojtarit, as klubit të Alaveshit, e as Istrës. Klubi i Vllaznisë është në kontakt të vazhdueshëm me spanjollët e Alaveshit. I kemi vendosur në dispozicion të gjitha dokumentat e futbollistit, kontratat dhe klauzolat. Fjala është e atyre tashmë. Nuk i kemi dhënë lejen e kalimit, pasi nuk i janë përgjigjur kërkesave dhe dokumentacioneve që i kemi dërguar”, – u shpreh Lici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online