Amir Abrashi ishte në listën e Kristian Panuçit për miqësoren në Turqi, por dëmtimi i pësuar disa javë më parë nuk është kaluar ende, ndaj mesfushori nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve në Antalia.
Për këtë arsye, Panuçi ka grumbulluar një lojtar tjetër dhe emri është surprizë: Kamer Qaka.
Mesfushori 22-vjeçar ka lindur në Kosovë dhe është rritur në Norvegji, ku është aktivizuar fillimisht te Valerenga, ndërsa më pas te Honefosi, Sarpsborgu e Kristiansundi, para se në verë të kalonte në Rumani, te CSM Iashi, ky është titullar fiks.
Lajmi ka befasuar jashtëzakonisht Qakën, që ka pranuar me entuziazëm ftesën e Shqipërisë, aq sa deklaron se është përlotur nga emocionet.