“Abissnet Superiore“ ka hyrë në sprintin e saj final, ku nga java në javë do të marrë edhe pamjen përfundimtare. Elita e futbollit shqiptar do të kthehet përsëri këtë fundjavë, me ndeshjet që do të zhvillohen të ndara në dy ditë.
Të shtunën do të luhen paralelisht në orën 13:45 dy sfida mjaft të rëndësishme sa i përket garës për mbijetesën. Egnatia pret Tiranën në shtëpi, ndërsa Kastrioti do të përpiqet të bëjë surprizën e bukur edhe ndaj Kukësit të Longos.
Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen edhe tre takimet e mbetura të javës së 29. Laçi dhe Dinamo do të masin forcat në orën 13:45, ndërsa në orën 16:45 do të zënë vend duelet Partizani-Skënderbeut dhe Teuta-Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 29 e “Abissnet Superiores“
E shtunë
13:45 Egnatia – Tirana
13:45 Kastrioti – Kukësi
E dielë
13:45 Laçi – Dinamo
16:45 Partizani – Skënderbeu
16:45 Teuta – Vllaznia