Abazi shlyen pezullimin, Shehi merr edhe një tjetër lajm të mirë

Skënderbeu kryeson kampionatin pas katër javëve, teksa regjistrojnë tre fitore dhe një barazim me Laçin në shtëpi. Një ditë më parë mundën Flamurtarin në Vlorë dhe tanimë mendojnë për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Trajneri Orges Shehi do të ketë në dispozicion mbrojtësin Leonit Abazi. Lojtari i linjës së majtë ishte i pezulluar me karton të kuq dhe në Vlorë ishte i detyruar të pushonte.

Në Vlorë shqetësoi mesfushor Bruno Dita, por ka lajme të mira. Futbollisti kryeqytetas ka pasur një kontraktim të lehtë dhe në klubin korçar shprehen se ai pritet të jetë gati për ndeshjen e fundjavës me bardheblutë.

Një lajm i mirë për trajnerin Shehi, i cili do të ketë në dispozicion një ekip të plotë dhe me moral të lartë. Gjithashtu një plus është edhe fakti që janë zhbllokuar edhe dyshja e sulmit, Oto Xhon dhe Blerim Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *