Abazaj sheh të ardhmen, nga kombëtarja te transferimi që në janar

0

Kristal Abazaj është sulmuesi më në formë në Superiore, sepse po shënon në kampionat e kombëtare, duke qenë ndër lojtarët më të vlerësuar në kampionat.

Pasi i shënoi dy gola Islandës në fitoren e arritur pak javë më parë në Islandë, Abazaj shpreson te i njëjti rezultat pas pak ditësh në Elbasan.

“Ndihem në formë shumë të mirë. Mungesa e Dyrmishajt është humbje e madhe, por kemi shumë lojtarë të aftë që mund të zëvendësojnë. Nuk ka rëndësi se ku do të luaj. E rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap më të mirën. Krahu ku unë luaj është i djathti, por edhe në qendër nuk e kam problem. Jam i bindur që do të bëjmë një lojë shumë të mirë. Islanda është ekip i fortë dhe mbështetja e tifozëve është thelbësore. Besoj se do të marrim një rezultat të mirë. Islanda është ekip i fortë, madje më i fortë se ne, por sidoqoftë ne arritëm të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në takimin e parë dhe besoj se sërish do të dimë të marrin një rezultat pozitiv.”

KOMBËTARJA – “Kombëtaren A do ta arrij me punë dhe sakrificë. Te jem pjesë e tyre është një ëndërr për mua, që besoj se do ta realizoj me atë çka do të jap. Tifozëve u them që të vinë të na mbështesin, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Me ta jemi akoma edhe më të fortë.”

OFERTAT – “Kam pasur oferta të ndryshme, por që nga ana financiare nuk kanë qenë të kënaqshme. Në janar do të ulem dhe do të bisedoj për të ardhmen.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.