“Abazaj II” në bord, firmos për tre vite me Luftëtarin

Luftëtari shtron numrin e të rinjve në ekip. Në Gjirokastër ishte shfaqur prej ditësh i riu Eljan Çelaj, i cili sezonin e fundit ishte aktivizuar me Partizanin U19. Lojtari i talentuar luan në të dy krahët e sulmit dhe trajneri Millosh Kostiç ka pasur mundësinë të shohë në stërvitje talentin kryeqytetas.

Futbollisti 19-vjeçar njihet për cilësitë e mira teknike dhe shpejtësinë, ndërkohë që mendon të bëjë hapin e madh dhe duke e nisur gjithçka nga Superiorja. Ai e ka parë të udhës të mos e nisë nga Partizani dhe kjo jo pa arsye.

Çelaj dëshiron të ketë minuta dhe te Partizani duket e vështirë që të rinjtë të çajnë menjëherë, ndaj edhe ka zgjedhur Luftëtarin. “SportEkspres.com” mëson se sulmuesi anësor ka nënshkruar për tre vite dhe do kërkojë të ndjekë “gjurmët” e Kristal Abazajt, i cili shkëlqeu në Gjirokastër dy vitet e fundit dhe u shit te Anderlehti. /VLADIMIR PRENGA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *