“Trajneri nuk po më heq nga roli i qendër mbrojtësit”, Klaus Gjasula e shikon në mënyrë pozitive: Israeli ka hallet e veta…

Shqipëria do të përballet ndaj Islandës dhe Israelit në takimet e shtatorit, ku mbyllet historia e Ligës së Kombeve. Në ditën e sotme ka dalë në konferencën për shtyp edhe Klaus Gjasula, i cili tregoi përshtypjet e para.

“Po sigurisht që mund të fitojmë. Kemi mundësitë tona për të fituar me Israelin dhe e dimë sesa e rëndësishme është kjo ndeshje. Do të japim maksimumin. Ne tani kemi disa mungesa, por edhe te Israeli kanë hallet e tyre. Shumë djemë të rinjë kanë ardhur te Shqipëria, kjo kërkon pak kohë. Megjithatë ne kemi shumë kualitet.

Mungesa e Solomon që na shënoi dy gola në Air Albania? Nuk mund të themi shyqyr që mungon, se nuk e dimë sesi do luajnë, kush do luajë në vendin e tij dhe sesi do të luajnë si ekip për ta zëvendësuar. Trajneri te Darmstad më futi si qendër mbrojtës për shkak të disa dëmtimeve. Pastaj nuk më hoqi më nga aty se ishte shumë i kënaqur nga mua. Te Shqipëria? E vendos trajneri”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online