A po lobon kundër Armand Dukës për president tjetër në FSHF? Fidel Ylli kthen përgjigje: Nuk kam konflikt me të, Ramës do…

Fidel Ylli është presidenti i ri i KOKSH, por zgjedhja e tij ka shkaktuar polemika në lidhje me përfshirjen e politikës dhe mbi të gjitha për shkakun se disa Federata të rëndësishme të sportit munguan në Asamble. Sipas Fidel Yllit bëhet fjalë për mungesë dokumentesh, ndërsa në krahun tjetër flitet për përjashtim.

Mes tyre është edhe FSHF që nuk i njeh si të rregullta këto zgjedhje duke vendosur për dërgimin në Lozanë të kësaj çështje. Në ditën e sotme i ftuar në “MCN Sport Zone” ishte presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, që mes të tjerash është ndalur shumë edhe në marrëdhënien e tij me presidentin e FSHF, Armand Duka. Duke mohuar kategorikisht lobimin për një president tjetër në krye të FSHF, Ylli kërkon qetësimin e gjakrave dhe tërheqjen nga Lozana për zgjedhjet.

“Ne duhet të jemi bashkë edhe me FSHF, që për mua është Federatë e rëndësishme, në mënyrë që t’i bëjmë ballë Qeverive. Kështu edhe ajo inciativë që erdhi nga futbolli me Ligjin e Sponsorizimit, ne ti japim drejtim dhe në fund fiton futbolli, fiton sporti.

Akuzat nga presidenti i FSHF që nuk njihet zgjedhja ime? Secili ka të drejtë që të bëj atë që do. FSHF ka konfirmuar pjesëmarrjen në Asamble dhe më pas ishte Komisioni i Etikës dhe Verifikimi Mandatesh që kërkon vendimin e Gjykatës. Për mungesë të dokumentave nuk kanë marrë pjesë. Nuk shqetësohem nga ankimimi që na bën në Lozanë. Tani ne do të ngremë edhe CAS-in shqiptar, kjo çështje vjen te ne.

Zyrat e reja të Federatës? Kryeministri ka bërë gabim të pafalshëm për mua që shkon dhe na prish qendrën olimpike në saj të dashurisë me presidentin e FSHF. I bëj thirrje sërish Dukës që të bashkëpunojmë, t’i rregullojmë gjërat dhe të tërhiqet nga gjyqi.

Të propozoj Armand Dukën si Ministër në një Ministri Sporti? Bisedoja shumë herë me kryeministrin Rama kur isha negociator me Ligën Profesioniste. I thashë Ramës që të ndajë Ministrinë e Sportit nga ajo e Arsimit. Jepi buxhet, bëjë disa ligje të mira sponsorizimi dhe sporti do të eci si në gjithë vendet e tjera. Më ka dhënë fjalën që do të jetë Sporti si Ministri më vete. A do të jetë Duka si ministër? Për këtë gjë i kam bërë thirrje vetëm ne televizor dhe do t’ia them kur ta takoj.

Lobimi i fuqishëm i Fidel Yllit për zgjedhjet e ardhshme të FSHF, për të rrëzuar Dukën? Jo, nuk është e vërtetë. As nuk kam lobuar dhe as kam për të lobuar. Nuk kam konflikt me të. E di vetë futbolli atë punë, le ta mbajnë, nuk kam lidhje me atë punë”, ka thënë Fidel Ylli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *