Trajneri i Sasuolos shpjegon arsyen pse Nedim Bajrami po rri në stol: Të jep një dorë të madhe përpara, por problemi është që…

Nedim Bajrami nuk po kalon një periudhë të mirë te Sasuolo. Mesfushori shqiptar po e gjen veten në stol në shumë prej ndeshjeve të fundit, ndërsa në përballjen kundër Milanit të përfunduar në shifrat 3-3, për të nuk kishte asnjë minutë.

Trajneri i Sasuolos, Davide Ballardini, ka treguar arsyen se pse e ka marrë këtë vendim. “Në vendin e Bajramit vendosa Matheus Henrique. Ideja është që të kishim më shumë prezencë në mesfushë. Bajrami të jep një dorë të madhe nga mesfusha dhe përpara, për të shkuar në sulm, por merr pjesë shumë pak në fazën mbrojtëse, ndryshe nga Thorstvedt ose Matheus Henrique”, tha Ballardini. /Sport Ekspres/