A do të jetë Partizani si Manchester City dhe ta kthejë Tiranën në Arsenalin e Superiores? Kalendari i të kuqëve është i frikshëm

Partizani arriti të fitonte në përballjen me Kukësin dhe përfitoi nga gabimi i Tiranës me Teutën. Tashmë diferenca mes këtyre ekipeve kanë shkuar në vetëm dy pikë dhe përpara është derbi i kryeqytetit. Pra kemi sërish të rihapur çështjen e titullit kampion. Për shumë kohë vendi i parë është mbajtur nga Tirana dhe Partizani ka mundësinë e artë për ta rrëmbyer këtë pozicion.

Një situatë e tillë është parë edhe në Premier League. Arsenali kryesoi kampionatin për thuajse gjithë sezonin, por në fund Manchester City fitoi në ndeshjet direkte dhe e parakaloi në javët e fundit të kampionatit. A do të kthehet Partizanin në Manchester City-n e Superiores dhe ta kalojë Tiranën si Arsenali? Për të arritur deri këtu është shumë e vështirë pasi në katër ndeshjet e fundit, tre prej tyre Partizani do t’i luajë me Tiranën, Vllazninë dhe Teutën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online