Atalanta e humbi përballjen kundër Juventusit në shifrat 0-2. Kjo ishte një ndeshje direkte për një vend në Champions League dhe ekipi nga Bergamo lëshoi jo pak nga gara. Nga minuta e parë u aktivizua në këtë takim edhe mbrojtësi i Kombëtares.
Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër ndeshje të nivelit të lartë duke shkëlqyer me performancën e tij. Sipas “Tuttomercatoëeb”, lojtari shqiptar meriton notën 6.5, më e larta nga vlerësimet te Atalanta: “E parashikon shpesh Milik dhe merr masa kundër tij, ka autoritet”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/