Çudia e trajnerit të Lilës me Zhegrovën! Sulmuesi shqiptar hyri nga stoli dhe shënoi gol, e zëvëndëson në pjesën e dytë të lojës

Edon Zhegrova e nisi ndeshjen e sotme nga stoli dhe po nga stoli e përfundoi. Lojtari shqiptar u aktivizua në minutën e 26 të takimit pas dëmtimit të Jazixhiut dhe nuk vonoi shumë për të gjetur rrugën e rrjetës. Futbollisti i Lilës shënoi golin e dytë të takimit kundër Lionit në minutën e 37.

Megjithëse pritej që lojtari shqiptar të qendronte në fushë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, trajneri i Lilës bën lëvizjen e papritur. Fonseka i la të gjithë të çuditur në minutën e 75 të takimit. Trajneri i klubit francez vendosi të nxirrte nga loja pikërisht Zhegrovën. Ai përqafoi futbollistin e Kosovës dhe i shpjegoi arsyen e këtij zëvendësimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/