VIDEO/ GOOOOL! Mirlind Daku shpërthen para Europianit, nxjerr jashtë loje dy kundërshtarë në zonë dhe i shënon CSKA-së së Moskës

Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi në prag të fillimit të Kampionatit Europian. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë sot barazimin skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 92-të të ndeshjes. Lojtari i Kombëtares kuqezi kontrolloi bukur një top në zonën kundërshtare.

Fillimisht shmangu njërin prej kundërshtarëve që u përpoq ta bllokonte, ndërsa më pas goditi menjëherë portën, duke nxjerrë jashtë loje edhe ndërhyrjen e një tjetër futbollisti të CSKA-së së Moskës.

Topi u ndal në rrjetë dhe Daku vulosi shifrat përfundimtare në 2-2. Tashmë Mirlind Daku numëron 8 gola dhe 4 asiste të shënuar në kampionatin elitar të Rusisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/