Shqipërinë mund ta ndiqni pa pagesë në Euro 2024, ja televizoni që ble të drejtën ekskluzive për Kampionatin Europian

Shqipëria ka zyrtarizuar sot kualifikimin për në Gjermani. Kuqezinjtë do të jenë pjesë 24 më të mirave të Europës në turneun që do të organizohet nga UEFA vitin e ardhshëm. Për të gjithë atë që nuk do të jenë të pranishëm në Gjermani ka menduar “TV Klan”-i.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër Moldavisë, Alban Xhihani ka njoftuar se “TV Klan” ka firmosur marrëveshjen për blerjen e të drejtave televizive ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian Gjermani 2024. Në këtë mënyrë, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin pa pagesë ecurinë e Shqipërisë në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *