VIDEO/ Polonia mbetet jashtë Europianit, Çekia dhe Moldavia do të zgjidhin çështjen e kualifikimit në ndeshjen e fundit

Grupi E po merr pak nga pak pamjen përfundimtare. Shqipëria është e vetmja që ka zyrtarizuar kualifikimin, ndërsa ekipi i dytë që do të kualifikohet do të vendoset mes Republikës Çeke dhe Moldavisë. Me barazimin e sotëm 1-1 në Varshavë mes Polonisë dhe Çekisë, polakët i kanë thënë lamtumirë garës për një vend për në Euro 2024.

Piotrovski kaloi në epërsi Poloninë në minutën e 38, por me fillimin e pjesës së dytë Suçeku e dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Çekia aktualisht gjendet në vendin e dytë me 12 pikë të grumbulluara dhe në ndeshjen e fundit do të përballet me Moldavinë, që nga ana tjetër është në garë për kualifikimin me 10 pikët që zotëron deri në këtë fazë të grupit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online