Ekskluzive/ Të kualifikohet Shqipëria dhe Moldavia në Europian? Trajneri i moldavëve nuk e përjashton si mundësi: Japim gjithçka ta mundim Shqipërinë

Shqipëria do të përballet kundër Moldavisë në transfertë. Në këtë ndeshje pritet që të vendoset zyrtarisht edhe kualifikimi i kuqezinjëve në Europianin e Gjermanisë. Ndërkohë emisioni “Koha Shtesë”, ka arritur që të shkëpus një intervistë me trajnerin e Moldavisë, Kleshenko, i cili ka vlerësuar jo pak Shqipërinë. (Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plot)

“Kur u hodh shorti i kualifikueseve, Cekia dhe Polonia ishin favorite për të kaluar më tej. Megjithatë ata e dinin fare mirë se ishte edhe Shqipëria në lojë për t’u kualifikuar. Shqipëria e meriton vendin e parë, është një ekip stabil, i shpejtë, me lojtarë që kanë aftësi të madhe teknike dhe mbi të gjitha, një trajner, që diti të bashkonte ekipin.

Të kualifikohet Shqipëria dhe Moldavia? Në futboll, është gjithçka e mundur. Por ne nuk ëndërrojmë, duhet ta marrim çdo ndeshje, si të jetë ndeshja jonë e fundit. Ne po bëhemi gati për Shqipërinë. E kujtojmë ende sesa e vështirë ishte ndeshja për ne në Tiranë. Aty jemi mundur dhe tani do të bëjmë gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv kundër Shqipërisë”, tha Kleshenko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *