Derbi i Romës nuk ka pasur fitues. Lacio dhe Roma janë larguar nga fusha e “Olimpikos” me një barazim 0-0. Kjo ndeshje ka sjellë edhe tension në pankina, ku Murinjo nuk i ka kontrolluar dot nervat e tij. Trajneri i verdhekuqve ka qenë tejet i pakënaqur me arbitrimin, teksa gjatë lojës është kapur nga kamerat duke ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
Portugezi e ka tejkaluar etikën e fjalorit, pasi ka kritikuar ashpër mungesën e guximit të arbitrit për të treguar kartonin e dytë të verdhë për lojtarin e Lacios. “Nuk pati bo**”, ka thënë Murinjo për njeriun që ndante drejtësinë në derbi. Ndërkohë pas ndeshjes, trajneri i Romës ka vijuar me kritikat e tij për mënyrën e gjykimit.
“Arbitri ndikoi në ndeshje duke paralajmëruar të gjithë mbrojtësit. Imobile duhet të ishte përjashtuar, Pedro është një zhytës i madh. Jemi -3 nga Liga e Kampionëve, por kampionati ynë filloi në ditën e pestë. Që atëherë, ne kemi mesatarisht pikë me katër vendet e para”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/
“Non ha avuto le palle”
In 5 parole José Mourinho spiega l’arbitraggio di Massa.
Il loro capitano, già ammonito, fa fallo, manda a fare in culo platealmente più volte l’arbitro, ma questo guarda caso fa finta di non vedere.
Sempre al tuo fianco, José.
Forza Roma. pic.twitter.com/24sb4visXa— Andrea Esse (@Salsidu10) November 12, 2023