Kosova dhe Izraeli janë përballur sot mes tyre në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Dardanët kanë siguruar tre pikët në “Fadil Vokrri”. Ka mjaftuar një fitore me rezultatin minimal 1-0 që Kosova të arrijë objektivin e saj këtë mbrëmje.
Rastet kanë qenë të shumta për dardanët, por vetëm gjuajtja e Milot Rashicës ka përfunduar në rrjetë. Lojtari i Beshiktashit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 41-të, kur i gjendur në zonën kundërshtare ka mposhtur pa vështirësi portierin izraelit. Kosova shkon në kuotën e 10 pikëve mban gjallë ëndrrën për vendin e dytë. Megjithëse shanset për të arritur një sukses të tillë janë të vogla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
MILOT RASHICA POUR LE KOSOVO ?? pic.twitter.com/TsZ49MEjmy
— Le Football en VOD LXXII (@LLxxii1180) November 12, 2023