VIDEO/ Skuadra po humbiste 2-0, por ai e kishte mendjen te Halandi! Kapiteni i Jang Bojsit i mori fanellën norvegjezit që në pjesën e parë

Kamara është kthyer në qendër të vëmendjes, por jo për atë çfarë bëri gjatë lojës. Jang Bojsi ishte duke humbur me rezultatin 2-0 në pjesën e parë të takimit kundër Mançester Sitit, por kapiteni e kishte mendjen tjetërkund.

Futbollisti i klubit zviceran ka rendur menjëherë pas Halandit në momentin që skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë. Kamara nuk ka duruar deri në fund të takimit, por i ka kërkuar sulmuesit të Sitit fanellën që pas fraksionit të parë të lojës. Kamerat kanë fokusuar fytrën e tij të lumtur kur ka marrë në duar fanellën e Halandit, pavarësisht se ekipi i tij po humbte me shifrat 2-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *