“Ndeshje fantastike, e prisja këtë reagim”, Pioli kënaqet nga Milani dhe këshillon Leaon: Rafa duhet ta rishikojë këtë performancë

Milani ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë përmbysën PSG-në dhe tani janë future sërish në garë për kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Stefano Pioli ka folur për mediat pas përfundimit të sfidës, ku është shprehur se e priste këtë reagim nga skuadra e tij.

“Kështu është futbolli. Nëse duam që të bëhemi një ekip “top”, na duhet të rrisim nivelin. E prisja këtë reagim. Ishte një ndeshje fantastike në nivelin mendor, gjithashtu edhe nga një këndvështrim teknik. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është ende për t’u arritur. Kundër Dortmundit do të jetë pothuajse vendimtare.

Mendoj që Rafa (Leao) duhet ta rishikojë këtë performancë, sepse gjithçka varet nga ai. Po i japim shumë, edhe prindërit i kanë dhënë shumë me talentin që ka”, ka deklaruar ndër të tjera Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online