VIDEO/ PSG-ja “pushtohet” nga djalli, Milani përmbys parisienët dhe hyn në “vallen” e vendit të parë

Milan-PSG ka ofruar emocione që vetë Champions-i di t’i dhurojë. Parisienët janë “pushtuar” nga djalli mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1.

Sfida ka nisur vrullshëm, teksa dy gola janë shënuar që në minutat e hershme të takimit. Ndeshja u zhbllokua nga Shkrinjari në minutën e 9, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Leao e ktheu baraspeshën me një roveshat pak metra larg portës. PSG- ja flirtoi sërish me golin me anë të Dembelesë, por topi i goditur prej tij përfundoi në traversë.

Në minutën e 50, erdhi edhe përmbysja e madhe e Milanit. Oliver Zhiruja shfrytëzoi një harkim të përsosur të Hernandezit dhe me kokë e ndali topin në rrjetë. PSG-ja u përpoq deri në minutat e fundit, por pa ia dalë të ndryshonte rezultatin. Kuqezinjtë morën tre pikë mjaft të vyra, teksa tashmë futen në “vallen” për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online