Një rast tërësisht i pazakontë ishte ai i djeshmi, kur Santos doli në konferencën për shtyp, ndryshe. Trajneri i Polonisë ka bërë disa gjeste të çuditshme me fytyrë, duke treguar qartë netët pa gjumë të kaluara dhe lodhjen e madhe, teksa shkarkimi pas Shqipërisë, duket më i sigurt se kurrë më parë. Por çfarë tregoi ajo konferencë e Santos sipas gazetares Klodiana Bufi? Në një intervistë për “Sport Ekspres”, ajo sqaron gjithçka.
“Santos mezi po priste të mbaronte, do të ikte sa më parë nga konferenca, shikon shpesh orën. Ka disa nënqeshje kur flet futbollisti i Polonisë, në krahë të tij. Kam përshtypjen, duke parë nënqeshjet dhe mimikat e çuditshmet, duket sikur ka një problem brenda ekipit. E thotë edhe gjatë konferencës që e rëndësishme për të është që lojtarët të ndjekin direktivat e tij gjatë ndeshjes me Shqipërinë.
Pra mendoj që ka probleme me ekipin, nuk e ka problemin me ne. Ai ka një problem që lidhet me vetë Poloninë. Këto shenja gjithashtu tregojnë se Santos ndien një neveri, ai nuk e beson dot as vetë pikën se ku ka mbërritur tani, ku rrezikon shkarkimin në rast humbje”, tha Bufi. /Sport Ekspres/