Momente tensioni kanë shoqëruar duelin e tenisit mes Borna Gojos dhe Adrian Andrievit, të vlefshëm për “US Open”. Ish-tenisti serb, Viktor Troiçki i ka kërkuar njërit prej tifozëve të ulte zërin e tij gjatë thirrjeve mbështetëse për kroatin Gojo. Kërkesa e trajnerit serb nuk i ka pëlqyer aspak tifozit, i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka kërkuar një konfrontim me të.
Tifozi në fjalë është parë i tensionuar, teksa i drejtohet Troiçkit me një ton të lartë të zërit. Ndër të tjera ai është dëgjuar të ketë thënë: “Këtu është Nju Jorku, jo Serbia jote e m****”. Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve të tjerë për të shmangur një përplasje fizike mes të dyve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Fan ranted against former Serbian tennis pro Viktor Troicki at the U.S. Open.
Altercation began after Troicki asked the fan to tone down his vocal support for Gojo. Fan reacted aggressively, shouting, “It’s New York, not *** Serbia!” before being removed.pic.twitter.com/1b3CaoexOZ
— BoreCure (@CureBore) August 23, 2023