Sokol Cikalleshi luan për të hyrë në historinë e Koniasporit, në garë për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin

Sokol Cikalleshi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë mjaft pozitive. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën dy herë në tre paraqitje të zhvilluara deri më tani. Në total, kavajasi shkon në 20 gola të shënuar me fanellën e Koniasporit. E pikërisht nga kjo shifër nis edhe sfida e re e lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Cikalleshi ka kaluar Skubiçin në listën e golashënuesëve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit turk. Aktualisht, 33-vjeçari renditet i gjashti në këtë listë. Nga top 5-shja e ndajnë vetëm 6 gola, ndërsa nga golashënuesi më i mirë i Koniasporit e ndajnë 27 të tillë. Megjithatë një objektiv mëse i arritshëm i Cikalleshit është vendi i dytë në listën e lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola për klubin turk, nga i cili është vetëm 16 gola larg.

Një shifër e tillë golash është e mundur për sulmuesin kavajas, duke marrë parasysh edhe formën mjaft të mirë me të cilën e ka nisur këtë edicion të ri futbollistik. Përpara e pret një sezon i gjatë dhe motivimi për Sokol Cikalleshin do të jetë edhe më i madh. Tashmë luan për të hyrë në historinë e Koniasporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online