Lufta e vërtetë sapo ka nisur. Kilian Mbape e nis sezonin e ri nga stoli. Sulmuesi francez po refuzon të firmosë rinovimin e kontratës, duke planifikuar largimin me kosto zero drejt Realit të Madridit verën e ardhshme. Presidenti dhe drejtuesit e klubit ia bënë të qartë se nëse nuk hedh firmën në kontratë do ta kalojë sezonin në pankinë.
Këto nuk kanë qenë vetëm fjalë nga ana e kupolës drejtuese të PSG-së, të cilët mbrëmjen e sotme e kanë treguar me vepra vullnetin e tyre. Mbape është paraqitur i trishtuar në pankinë përpara ndeshjes me Tuluzën, një pamje që duket se do e shoqërojë përgjatë gjithë vitit futbollistik nëse nuk heq dorë nga vendimi i tij për të mos rinovuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/