VIDEO/ Bellingham tregon se paratë e shpenzuara për të ia vlejtën në çdo qindarkë, përmbys Almerian me 2 gola dhe një asist

Jude Bellingham-i po justifikon çdo qindarkë të shpenzuar për të në këtë merkato vere. Mesfushori anglez ka përmbysur sot i vetëm Almerian. Këta të fundit gjetën rrugën e rrjetës që në minutë të 3-të, por nuk mundën të mbanin epërsinë për shumë gjatë.

Në minutën e 19 Bellinghami ktheu sërish baraspeshën, ndërsa në të 60-n përmbysi rezultatin. Ndërkohë në minutën e 73-të merr sërish rolin e protagonistit, por këtë herë duke dhënë asistin për golin e Vinicius Junior-it. Reali mori kështu tre pikët, duke shkuar në 6 të tilla në dy ndeshjet e para të zhvilluara në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online