Partizani ka përmbysur me rezultatin 1-2 Valmierën në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por pjesa e parë e ndeshjes ka shqetësuar trajnerin Zoran Zekiç. Në një prononcim për “MCN TV“ pas përfundimit të takimit, trajneri i Partizanit është shprehur se ekipi do të ketë probleme nëse luan si pjesën e parë.
“Ishte një ndeshje me dy tablo. Nuk e nisëm mirë pjesën e para. Pari një moment, kur ishim të frikësuar me dhe pa topin. Bëra disa lëvizje dhe skuadra në pjesën e dytë reagoi mjaft mirë. Me këtë rezultat jemi të kënaqur. Ndonjëherë mendoj se vetëm unë e kuptoj fuqinë e futbollit europian, sepse e kam thënë më parë që nuk është ekip i lehtë.
Nëse nuk luan 100%, atëherë do të kesh shumë probleme. Sot kishim shumë probleme. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në ndeshjen e kthimit. Pasi na shënuan golin e parë, Valmiera mund të na shënonte edhe golin e dytë. Këto gjëra duhet t’i përmirësojmë. Nëse luajmë kështu edhe ndeshjen e kthimit, atëherë do të kemi shumë probleme”, ka deklaruar Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/