Andres Iniesta “refuzon” të plaket. Pas përfundimit të aventurës së tij në Japoni, mesfushori spanjoll do të nisë një tjetër, por këtë herë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pavarësisht moshës 39-vjeçare, ish-lojtari i Barcelonës dëshiron të japë ende kontributin e tij në fushën e blertë.
Iniesta ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Ras Al-Khaimah. Palët kanë rënë dakort që marrëveshja të ketë edhe të drejtën e rinovimit për një tjetëe vit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/