Silvinjo ka treguar në Spanjë për eksperiencën e tij si trajner i Shqipërisë. Kombëtarja jonë kërkon kualifikimin në Europianin e Gjermanisë dhe për momentin mban vendin e dytë në grup. Ndërkohë trajneri i kuqezinjëve ka dhënë një intervistë në “Radio Marca”. Braziliani tregon se ka të gjithë kushtet së bashku së bashku me stafin e tij për të marrë maksimumin nga kjo eksperiencë.
“Presidenti i FSHF më tha se ishte një mundësi për të qenë unë trajneri i Shqipërisë. Folëm, biseduam së bashku dhe vendosa që t’i bashkohem kësaj Kombëtare. Gjërat po na shkojnë mirë deri tani, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen.
Ndryshon shumë drejtimi i një ekipi nga i një kombëtare. Por Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të te Brazili. Duhet t’i shkosh lojtarët që t’i takosh, t’i ndjekësh në çdo moment, ka shumë takime dhe gjëra të tilla.
Te Kombëtarja jonë, lojtarët flasin anglisht ose italisht, kështu që komunikimi është i lehtë për mua. Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë. Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit.
Ne shpresojmë, por do të jetë e vështirë, grupi është shumë i ekuilibruar. Megjithatë jam vërtet shumë i kënaqur, lojtarët e mi janë të fortë. Vetëm pak mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Presidenti i FSHF ka bërë një punë të mrekullueshme, i kemi të gjitha kushtet. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet.
Unë punoj me Zabaletën, Dorivën dhe pesë persona të tjerë. Pra jemi argjentinas, brazilian, shqiptarë, një staf i kompletuar. E vlerësoj shumë edhe punën e trajnerëve të mëparshëm që kanë qenë te Shqipëria”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/