Buletin lufte! Tifozët e Dinamo Zagrebit i marrin jetën 22-vjeçarit të AEK, shpërthen në Greqi

Tifozët kroat nuk lejoheshin në stadium  për ndeshjen kundër AEK, por një grup tifozësh të Dinamo Zagreb kanë mbërritur në kryeqytetin e Greqisë dhe mbrëmjen e djeshme ka pasur kaos total në rrugë.

Përleshja mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos, sipas informacioneve jozyrtare është nisur nga tifozët e klubit mik.

Mediat greke shkruajnë se tifozët e Dinamos kanë ardhur dhe kanë tentuar të hyjnë në stadiumin e AEK-ut dhe menjëherë pas kësaj ka shpërthyer sherri.

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe siç raportojnë mediat greke mëngjesin e sotëm, fatkeqësisht një tifoz ka humbur jetën.

Në fjalë bëhet fjalë për një tifoz 22-vjeçar të AEK-ut, i cili u godit me thikë në përleshjen e mbrëmshme, dhe ndonëse ambulanca u përgjigj me shpejtësi, fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe u njoftua se mbrëmë ka ndërruar jetë në spital.

Një tjetër tifoz ndodhet në gjendje të rëndë dhe i rrezikohet jeta dhe shumë nga tifozët e të dyja skuadrave kanë shkuar për ndihmë në spital pas kaosit që ka ndodhur /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online