“Vrapimet, golat dhe asistet i ka si buka me gjalp”/ Prestigjozja angleze i thur lavde Mehmetit, e përfshin në listën e lojtarëve për t’u ndjekur

Anis Mehmeti është një prej atyre lojtarëve nga të cilët pritshmëritë janë mjaft të larta. Futbollisti shqiptar i zotëron të gjitha cilësitë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme në ligat më të forta të Europës. Jo më kot është përfshirë në listën e lojtarëve për t’u ndjekur në Championship nga media prestigjoze “The Athletic”. Media në fjalë flet me superlativa për 22-vjeçarin që ka ngjitur mjaft shpejtë hapat në karrierën e tij.

“Vrapimet e ndërlikuara, golat dhe asistimet janë si buka me gjalp për sulmuesin, kështu që nuk është befasi që ai konsiderohet si një nga talentet sulmues më emocionues të EFL-së. Kjo është arsyeja pse, mes shumë interesimeve, Bristol City lëvizi kaq shpejt për ta sjellë 22-vjeçarin në Championship, duke raportuar se përputhet me klauzolën e tij të lirimit prej 1 milion £ nga Wycombe Wanderers në janar, pasi një fillim i shkëlqyer në sezonin 2022-23 e pa atë të shënonte nëntë gola.

Aftësia e tij për të kthyer rrotull një mbrojtës është e jashtëzakonshme, por po ashtu është edhe ngritja e tij nga të luajturit prej dy muajsh me skuadrën Woodford Town të Essex Senior League në 2020 në futbollin e rregullt të Championship-it dhe debutimin e tij ndërkombëtar për Shqipërinë në mars 2023”, ka shkruar ndër të tjera “The Athletic”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online