Rrugëtimi i Tiranës në Europë përfundon në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Bardheblutë zhvilluan një paraqitje dinjitoze në pjesën e parë të takimit, e cila u mbyll në baraspeshë 0-0. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Amartey zhbllokoi shifrat dhe i dha avantazhin Beshiktashit. Lojtari i ardhur nga Leiçesteri vulos eliminimin e Tiranës, teksa bardheblutë nuk arritën të kthenin rezultatin.
Masuaku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66, por kryeqytetasit nuk mundën ta shfrytëzonin epërsinë numerike në fushën e lojës. Abubakar tund rrjetën për herë të dytë në minutën e 75 dhe fikson shifrat përfundimtare në 2-0. Beshiktashi siguron kështu kaulifikimin në turin e tretë kualifikues, ndërsa Tirana i thotë kështu lamtumirë Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/