Granada po vazhdon që të përgatitet me ndeshjet miqësore para nisjes së sezonit të ri. Një tjetër takim është zhvilluar në ditën e sotme, atje ku ekipi spanjoll është përballur me Ceutën, në ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-0.
Myrto Uzuni e ka nisur takimin nga minuta e parë, por nuk ka arritur të realizojë. Një e veçantë në këtë përballje ishte dialogu mes Uzunit dhe lojtarit 19-vjeçar te Granada, Samu. Në minutën 32 ishte Uzuni që do ta nxirrte Samun para portierit kundërshtar, por Samu gaboi.
Katër minuta më vonë ishte Samu që e nxori Uzunin në rast të mirë shënimi, me sulmuesin shqiptar që kaloi edhe portierin kundërshtar, por nga një kënd më i vështirë, topi kaloi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 41 ishte Uzuni që e nxori sërish Samu para portës kundërshtare, por edhe njëherë tjetër lojtari i Granadas nuk shënoi. Ndërkohë në të 44, Samu i jep një pasim të bukur Uzunit, me topin që nuk i përgjigjet edhe njëherë tjetër duke shkuar ngjitur me shtyllën. /Sport Ekspres/
Decía Ángel Cappa, que las pequeñas sociedades en el fútbol nacen de manera espontánea y natural. Como el amor verdadero. Que no hay técnico que las pueda forzar.
Necesitamos que el delantero cotizado que llegue, conecte con Uzuni tal y como conecta Samu. No va a ser fácil, ojo. pic.twitter.com/Y82iADmKzp
— Alberto Vostaya (@AlbertoNtillo) July 29, 2023