Partizani ka fituar sot minimalisht 0-1 ndeshjen e parë kundër Atletic d’Escaldes-it. Nisur nga emri i rivalit, shanset janë që të kuqtë të shkojnë në turin e tretë kualifikues të Conference League-s. Në këtë fazë të kompeticionit, rivali më i mundshëm i kryeqytetasve është Valmiera.
Në rast se kalon Atletic d’Escaldes-in, Partizani do të ndeshet me fituesin e çiftit Tre Penne-Valmiera. Ballafaqimi i parë mes këtyre ekipeve ka përfunduar me fitoren e thellë 0-3 të kampionëve të Letonisë. Mena (33′, 54′) dhe Ndoye (47′) i dhanë fitoren letonezëve, të cilët kanë hedhur kështu njërën këmbë në turin e tretë të Conference League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/