Egnatia është eliminuar sot nga Liga e Konferencës. Rrogozhinasit barazuan me shifrat 4-4 kundër Araratit të Armenisë, por këta të fundit u treguan më të saktë nga 11 metërshat dhe siguruan kualifikimin. Edlir Tetova ka folur për mikrofonin e “MCN TV“-së pas përfundimit të ndesjesh, ku ka shprehur zhgënjimin nga ky eliminim.
“E kemi përgatitur ndeshjen edhe për penalltitë, sepse është një ndeshje. Ararati sot ishte një tjetër skuadër nga ajo e javës së kaluar. Me pak kujdes, mund ta kishim arritur kalimin e turit. Reparti i mbrojtjes nuk ishte në ditën më të mirë, sepse jemi edhe të limituar në zgjedhje.
Të gjithë kishim besim te kualifikimi. Ndeshjet nga episodet vendosen. Ne u ndëshkuam nga episodet. E kërkuam deri në fund kualifikimin. Penalltitë janë çështje fati”, ka deklaruar Edlir Tetova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/