“Ua thashë drejtuesëve, unë vij me kokën lart dhe iki me kokën lart“, Memelli pas eliminimit: Nuk mund të kërkoja më shumë nga skuadra

Vllazia ka fituar sot minimalisht 1-0 kundër Linfildit. Por ky rezultat nuk mjafton për të kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi ndeshjen e parë e humbën me shifrat 3-1. Migen Memelli ka folur për “Supersport”-in, ku ka treguar përshtypjet e tij për Vllazninë. Trajneri i kuqebluve tregon gjithashtu edhe bisedën që ka pasur me drejtuesit e klubit.

“Boll i mërzitur jam, por falënderim të madh për sportistët. Bënë maksimumin. Nuk mund të jetë trajneri më tepër se krenar kur shikon skuadrën e tij të luajë dhe krijojë raste. Sot, të gjithë panë futboll të bukur, skuadër potente, me elementë të rinj. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin këto episode.

Përforcime? Krymin e kemi, do të kemi kohë për t’u përforcuar edhe me dy lojtarë të tjerë deri në fundin e gushtit. Lojtarët bënë maksimumin sot. I falënderova për gjithë forcën që treguan, dhe futbollin që treguan. Episodet e ndeshjes së parë ndikuan, i morëm golat në tranzicion negativ. Njohja e kundërshtarëve në ndeshjen e dytë ishte më e madhe. E interpretuam shumë mirë lojën. Rastet dhe episodet ishin të shumta. Sa keq që këto episode ndikojnë…

Është nder për mua të drejtoj Vllazninë. U thashë drejtuesve, të cilët i falënderoj për besimin, se do të vij me kokën lart, dhe do të largohem me kokën lart. Futbolli kërkon durim, kërkon kohë. Sot pamë një skuadër kundërshtare që ka 4 vite bashkë. Kanë dalë 3 herë kampionë. Vllaznia është e re, nuk mund të kërkoja më shumë nga skuadra. Më takon mua të ndryshoj skepticizmin e njerëzve. Sot e bëmë, unë dhe gjithë lojtarët.

Falënderoj edhe tifozët, ata ishin një energji tjetër pozitive e jona. Pres që t’i kemi të shumtë në stadium. Na ndihmojnë të gjithëve. Skuadra është zero pa oksigjenin e tifozëve. Më vjen keq vetëm për djemtë, i falënderoj pafund për herë të tretë radhazi”, ka deklaruar Migen Memelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online