Dukagjini ka realizuar një debutim historik në Europë. Klubi nga Kosova e ka nisur me fitore rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s. Skuadra shqiptare ka mposhtur me shifrat 2-1 ekipin nga Gjibraltari, Europa. Bujar Shabani zhbllokoi rezultatin në minutën e 30 të takimit, por në fundin e shtesës së pjesës së parë Europa barazon shifrat. Rezulatin mbeti i barabartë deri në minutën e 95, kur Zylfiu tundi rrjetën dhe i dha fitoren 2-1 Dukagjinit.
Ndërkohë Gjilani është larguar me një barazim nga Luksemburgu. Ndeshja kundër Niderkornit përfundoi me shifrat 2-2, ku të dy golat mbajnë autorësinë e Ramadanit. Ky i fundit shënoi në minutën e 47 dhe në të 66, në të dy rastet nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Magnifique but pour Dukagjini qui prend l’avantage 2-1 à la 95e ! pic.twitter.com/LFKeNmUwwY
— Football Kosovar ?? (@FootballKosovar) July 13, 2023