VIDEO/ Shkupi “hipotekon“ kalimin në turin e dytë, i shënon 5 gola kundërshtarëve në transfertë

Shkupi thuajse ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë. Klubi shqiptar ka mposhtur me shifrat e thella 0-5 kundërshtarët në transfertë. “Preja“  e Shkupit ka qenë skuadra lituaneze Hegelmann Litauen. Cephas ishte padyshim njeriu i ndeshjes, teksa shkundi rrjetën 4 herë përgjatë 90 minutave (11‘, 45‘+1‘, 56‘, 62‘).

Vendasit arritën të barazonin ndeshjen përkohësisht pas golit të parë të shënuar nga Shkupi, por gjyqtari vendos ta anullojë për pozicion jashtë loje. Klubi shqiptar shkon kështu i qetë në ndeshjen e kthimit, duke “hipotekuar“ në një farë mënyrë kalimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online