Edon Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike në fundjavë. Sulmuesi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 1-3 të Lille-s kundër Rennais-së. Zhegrova shënoi njërin prej golave, si dhe asistin në dy golat e tjerë të skuadrës së tij, çka i ka sjellë një notë 8.5 nga “Sofascore”.
Në formacionin e javës së 22-të të kampionatit francez gjendet edhe emri i Edon Zhegrovës. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës renditet përkrahë Lionel Messi-t dhe Hakimit, të cilët janë futbollistët e vetëm që mbajnë një notë më të lartë se ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/