Zyrtare/ Mesfushori shqiptar bën një hap pas në karrierë, transferohet te ish-ekipi i tij

Kristi Qose ka gjetur ekipin e ri ku do të vijojë karrierën e tij. Mesfushori korçar ka përfunduar pas 6 muajve përvojën e tij të shkurtër te Viktoria e Pilsenit në Çeki dhe është kthyer në kampionatin sllovak. Qose do të veshë fanellë ne Zemplin Michalovce-s, të cilën e ka veshur edhe gjatë sezonit 2016-2017. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi sllovak përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Qose më parë ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare, me të cilën numëron 3 paraqitje. Aktualisht Michalovce mban vendin e 8 në elitën e Sllovakisë.

“Përforcim i ri. Mesfushori mbrojtës 27-vjeçar shqiptar, Kristi Qose, rikthehet në MFK Zemplín pas më pak se gjashtë vitesh. Një vendas nga qyteti i Bilishtit, u rrit duke luajtur futboll në klubet e Selanikut, PAOK-un dhe Iraklisin, nga ku përmes klubeve të tjera, Apollon Pontusit dhe Panserraikos FC-së shkoi në Michalovce për herë të parë në verën e vitit 2016. Gjatë huazimit së tij vjetor, ai luajti 25 ndeshje për të verdheblutë dhe ishte mbështetja e skuadrës. Më pas ai u transferua në Ruzomberok, ku qëndroi deri në dimrin e vitit 2020. Që atëherë ai ka qenë aktiv me fqinjët tanë perëndimorë në Republikën Çeke, fillimisht në Karviná (deri në verën e 2022) dhe më pas në Pilsen“, ka njoftuar klubi i Zemplin Michalovce-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online