Qyteti i Milanos i përket Zhangut, Interi dominon derbin që nga periudha e presidencës kineze

0

Interi fitoi derbin e fundit me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e veshur sërish Milanon zikaltër. Qyteti italian i përket Steven Zhangut, i cili që prej kohës që ka ardhur në krye të klubit të Interit ka dominuar dukshëm derbin e Madoninës.

Që nga viti 2016, zikaltrit numërojnë 10 fitore në përballjet direkte me Milanin. Ky i fundit arritur të fitojë vetëm 4 herë, ndërsa 5 të tjera kanë përfunduar në baraspeshë. Në tërësi, janë 19 përballje mes dy gjigantëve italianë në të gjitha kompeticionet në epokën e Zhangut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.