Një koment emocionues dhe rrënqethës ka ardhur nga Mustafa Ademi në Maqedoninë e Veriut. Teksa ishte duke komentuar ndeshjen Serbi-Zvicër, Shaqiri shënoi golin e parë.
I mbërthyer nga emocionet, pasi përmendi emrin e lojtarit shqiptar, komentatori Ademi ra në heshtje. Më pas u shpreh: “Ta puthi ballin djalosh”. Një video emocionuese që nuk ia vlen të humbet. /Sport Ekspres/