Gjakrat janë ndezur mes Serbisë dhe shqiptarëve përpara se të vijë dueli me Zvicrën. Pavarësisht se te helvetët janë duke u marrë masa që Xhaka dhe Shaqiri të qëndrojnë të heshtur këtë herë, por janë serbët që dëshirojnë hakmarrje pas shqiponjave të Rusisë. Në ndeshjen e parë ishte vendosur harta imagjinare e Serbisë duke përfshirë edhe Kosovën në të, me mesazhin: “Ne nuk dorëzohemi”.
Teksa pritet që FIFA të marrë masa ndëshkimore, një gazetari i huaj ka pyetur në konferencën për shtyp të Serbisë vetëm pak minuta më parë, se kush ishte qëllimi i këtij mesazhi. Por në moment ka ardhur ndërhyrja nga zyrtari për shtyp i Serbisë që ndaloi pyetjen: “Lojtari nuk do të përgjigjet asgjë që ka të bëjë me çështjet jashtë ndeshjes”. /Sport Ekspres/
“I’m sorry the player won’t answer that question”
I asked Serbia player Marko Grujic about the team’s “no surrender” Kosovo flag….The question was shut down by their press officer…#FIFAWorldCup https://t.co/AcVTc6iRNs pic.twitter.com/8WdH8QN6U7
— Neil Barker (@Mockneyrebel) November 26, 2022