Autoritetet nga Katari kanë konfirmuar se një zjarr i madh ka rënë jo shumë larg stadiumit Lusail, ku sonte do të luhet ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës. Zjarri ka rënë në një godinë që po ndërtohet dhe gjithçka është shumë pranë stadiumit Lusail, zonës së tifozëve, por edhe zonës ku ndodhet strehimi për tifozët e mbërritur në Katar.
Sigurisht, të gjithë u shqetësuan menjëherë se si do të përhapej zjarri drejt zonës ku ndodhen tifozët, sidomos pasi u pa një re e madhe e zezë tymi. Në rrjetet sociale janë shfaqur video dhe foto dramatike të zjarrit, ndërsa po luftohet nga banorët vendas dhe zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
BREAKING: #BNNQatar Reports
A massive fire has broken out near the #FIFAWorldCup #WorldCup2022 Fan Zone. #Qatar
Massive plumes of black smoke can be seen rising into the sky near one of the fan villages in the Qatari city of #Lusail. pic.twitter.com/OK4AAzindO
— Gurbaksh Singh Chahal (@gchahal) November 26, 2022