Weston McKennie është kthyer në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme, por jo për lojën që po zhvillon kundër Anglisë. Futbollisti i SHBA-ve ka bërë një gjest të neveritshëm gjatë pjesës së parë.
Mesfushori i Juventusit ka shkuar pranë njërit prej fotografëve që ndodhej përtej vijave anësore të fushës dhe ka përdorur bluzën e tij për të fshirë duart. Një veprim që ka lënë të habitur fotografin, si dhe ka marrë mjaft reagime negative nga tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Donc la #McKennie vient de s’essuyer oklm sur un journaliste #ENGUSA #FIFAWorldCup pic.twitter.com/pqcBVUaWpk
— NessimB (@b_nessim) November 25, 2022