VIDEO/ Kundërshtari i radhës i Shqipërisë e pëson në fund, Kosova merr një barazim në shtesa

Kosova është përballur me Armeninë në një miqësore të luajtur në “Fadil Vokrri”. Armenët kanë kaluar të parët në avantazh, duke shënuar gol me anë të Shaghoyan-it në minutën e 24-t të takimit. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me shifrat 0-1, ndërsa në të dytën Kosova ka barazuar me Kastratin.

Ky i fundit ekzekuton me sukses një penallti në minutën e 67 dhe i dërgon shifrat përkohësisht në 1-1. Hovhannnisyan i jep sërish epërsinë Armenisë me golin e tij në minutë ne 82-të, por dardanët reagojnë përsëri. Kur po luhej minuta e tretë shtesë, Donat Rrudhani e dërgon topin në rrjetë pas një goditjeje nga jashtë zone dhe fikson shifrat përfundimtare në 2-2. Kujtojmë se Kosova në këtë miqësore luajti me emra të rinj në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *